• e mërkurë, 21 maj 2025

Fanella e Kobi Brajantit shitet për 7 milionë dollarë

Fanella e Kobi Brajantit shitet për 7 milionë dollarë

Nju Jork, 25 prill 2025 (MIA) – Fanellën që Kobi Brajant e mbante në sezonin e tij debutues me Los Anxheles Lejkers u shit për shtatë milionë dollarë në ankand në Nju Jork të enjten, bëri të ditur sot shtëpia e ankandeve "Sotbi".

Fanella është ilustruar me foto nga shtatë ndeshjet e sezonit të tij të parë debutues 1996-97, duke përfshirë debutimin e tij parasezonal më 16 tetor dhe debutimin gjatë sezonit të rregullt më 3 nëntor 1996, si dhe ditën e tij para mediave në NBA.

Me një çmim prej 7 milionë dollarë, kjo fanellë është e katërta më e shtrenjta e shitur në histori, pas fanellave të Bejb Rut (24 milionë dollarë), Majkëll Xhordanit (10.1 milionë dollarë) dhe Diego Maradonës (9.3 milionë dollarë).

"Ndeshjet e para janë momente unikale në karrierën e një sportisti", ka thënë udhëheqësi i koleksioneve moderne të "Sotbi", Bram Vahter.

"Ato shënojnë fillimin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm dhe për sportistët legjendarë si Kobi Brajant, këto momente historike kanë një kuptim edhe më të madh sepse paraqesin një moment unik në kohën që nuk mund të përsëritet kurrë", ka thënë Vahter.

Pesë herë kampioni i NBA-së, Brajant vdiq në moshën 41 vjeçare gjatë një përplasje të helikopterit në janar të vitit 2020 ku humbën jetën ai dhe vajza e tij Xhana dhe shtatë persona të tjerë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR