Pioli largohet nga Arabia Saudite
- Stefano Pioli së shpejti mund të kthehet në Seria A. Sipas mediave italiane, ish trajneri i Milanit dhe trajneri aktual i Al-Nasr është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Romës.
- Post By Fami Bajrami
- 11:41, 28 mars, 2025

Riad, 28 mars 2025 (MIA) - Stefano Pioli së shpejti mund të kthehet në Seria A. Sipas mediave italiane, ish trajneri i Milanit dhe trajneri aktual i Al-Nasr është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Romës.
Sipas gazetarit Xhanluixhi Longari, Pioli nuk ka në plan të vazhdojë qëndrimin në Arabinë Saudite.
Pavarësisht kontratës shumë të favorshme, italiani ka për synim të kërkojë një sfidë të re.
Sipas mediave italiane, ai mund të rikthehet sërish në Seria A. Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri ka paralajmëruar largimin e tij në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e “ujqërve” planifikojnë të fillojnë negociata me Piolin si zëvendësues të mundshëm.
Për kujtesë, Pioli mori Al-Nasr në shtator të vitit 2024. Me Kristiano Ronaldon në skuadër deri më tani ka regjistruar 21 fitore, 6 barazime dhe 6 humbje në të gjitha garat.
Gjatë karrierës së tij, ai drejtoi shumë klube italiane - duke përfshirë Milanin, Interin, Fiorentinën, Lacion, Bolonjën...
Foto: arkivi