• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ançeloti: Mbape mund të ndjek rrugën e Ronaldos te Real Madridi

Ançeloti: Mbape mund të ndjek rrugën e Ronaldos te Real Madridi

Madrid, 31 mars 2025 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka deklaruar se sulmuesi Kilian Mbape është në gjendje të përsërisë suksesin e Kristiano Ronaldos në "Klubin mbretëror".

"A do të bëhet Mbape më i miri në histori? Kjo është një pyetje e vështirë. Por unë mund ta këshilloj patjetër që të arrijë të njëjtën gjë që arriti Kristiano në Real Madrid. Kilian i ka të gjitha predispozitat. Nëse përmbush potencialin e tij, ai do të bëhet një legjendë si Ronaldo”, ka thënë Ançeloti për "AS".

Mbape i cili iu bashkua Realit verën e vitit 2024, barazoi arritjet e Ronaldos dhe Rud van Nistelrojt duke shënuar 33 gola në sezonin e tij debutues.

Kontrata e tij është deri në vitin 2029 dhe vlera e tij momentale në treg, sipas Transfermarkt është 160 milionë euro.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR