• e premte, 25 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Flik e refuzoi transferin e Diazit në Barcelonë

Flik e refuzoi transferin e Diazit në Barcelonë

Barcelonë, 1 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hans Diter Flik nuk e miratoi transferin e sulmuesit të krahut të Liverpullit, Luis Diaz, njofton "El Nacional".

Edhe pse menaxhmenti i Barcelonës mendon ta angazhojë kolumbianin 28-vjeçar, Flik konsideron se mosha e tij është pengesë për transferin. Gjermani dëshiron të përqëndrohet tek lojtarët e rinj, të cilët mund të dëshmohen në afat të mesëm dhe të gjatë.

Flik e favorizon nënshkrimin e sulmesit 22-vjeçar të Atletik Bilbaos, Niko Uiliams. Raportet miqësore të Nikos me Lamine Jamal dhe Aleks Balde mund ta lehtësojë transferin e fudbollistit bask. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR