Tifozët e Çellsit kërkojnë hetim kundër pronarit Boli
- Tifozët e Çellsit kanë kërkuar nga Premier liga që të hetojë lidhjen e bashkëpronarit të klubit londinez, Tod Boli me ueb faqen për shitjen e biletave që ofron bileta me çmime më të larta prej mijëra dollarë se sa vlera nominale.
- Post By Fami Bajrami
- 10:01, 27 mars, 2025

Londër, 27 mars 2025 (MIA) – Tifozët e Çellsit kanë kërkuar nga Premier liga që të hetojë lidhjen e bashkëpronarit të klubit londinez, Tod Boli me ueb faqen për shitjen e biletave që ofron bileta me çmime më të larta prej mijëra dollarë se sa vlera nominale.
Boli figuron si anëtar i Bordit drejtues të "Vivid sits", (Vivid Seast të llogaritur nga Premier liga si një ueb-faqe e paautorizuar për dhënien e biletave "ku tifozët paralajmërohen të jenë shumë të kujdesshëm.
Shoqata e tifozëve të Çellsit ka dërguar një letër deri te drejtori ekzekutiv i Premier ligës, Riçard Masters, ku thuhet se “është koha për të vepruar dhe hetuar”.
“Vivid SIST" vazhdon të listojë biletat e Premier ligës mbi vlerën nominale me çmime dukshëm të fryra dhe anëtarët tanë kanë vazhduar të theksojnë se marrëdhënia e Bolit me 'Vivid sits' është shkelje e besimit dhe një konflikt i qartë interesi”, thuhet në letër.
Miliarderi amerikan Boli bleu Çellsin për 2.5 miliardë dollarë në vitin 2022 me konsorciumin "Klirejk kapital" (Clearlake Capital).
"Vivid sits" shet bileta për një sërë ngjarjesh, duke përfshirë ndeshjet e Çellsit në Premier ligë dhe Ligës së konferencës si dhe Kupën e ardhshme të botës për klube në SHBA.
Një biletë për ndeshjen e ardhshme kundër Ipsviçit shitet për 990 paund, ndërsa për ndeshjen kundër Liverpulit më 3 maj për më shumë se 3,000 paund.
Në ueb-faqen e internetit të Çellsit, bileta më e shtrenjtë për të rriturit për kategorinë më të kërkuar është 80 paund.
FOTO: EPA