• e martë, 12 nëntor 2024

Petrovska: Qëllimi i sulmeve kibernetike është futja e panikut dhe frikës te popullata, ne duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen kibernetike

Petrovska: Qëllimi i sulmeve kibernetike është futja e panikut dhe frikës te popullata, ne duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen kibernetike

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Qëllimi i kërcënimeve kibernetike, pjesë përbërëse e së cilës janë edhe kërcënimet kibernetike dhe alarmet për bomba në institucionet  është të shkaktojë prishje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe të sjellë pasiguri, frikë dhe panikë te popullata, deklaroi ministrja Sllavjanka Petrovska.

"Çdo luftë hibride pjesë përbërëse e së cilës janë këto sulme kibernetike ka qëllimin e saj. Skenari është të shkaktojë shqetësim në atë Ballkan të qetë dhe stabil, ndërsa ky është një hap drejt kësaj. Në shumicën e rasteve qëllimi i luftërave hibride dhe sulmeve kibernetike si pjesë përbërëse, është prishja e jetës shoqërore, gjë që ndodh në të vërtetë dhe është e qartë se sa gjithnjë e më shumë kur krijohet pakënaqësia në një shoqëri, ajo plotësohet  me pakënaqësi në ndonjë sferë tjetër, dhe në shumicën e rasteve qëllimi është të shkaktojë rrëzimin e qeverive  të cilat janë me orientim perëndimor. Unë supozoj se një pjesë e skenarit pse kjo po ndodh në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Mal të Zi me siguri është pjesë e këtij supozimi.  Po e them edhe njëherë, ky është vetëm një supozim që është pjesë e teorive sepse janë kërcënime hibrike dhe kibernetike dhe është një nga mundësitë pse dikush do të fillonte një lloj të tillë aktivitetesh", tha ministrja Petrovska duke qenë mysafir mbrëmë në emisionin Klik Plus në TV21", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Petrovska theksoi se nevojitet që institucionet të investojnë në potencialin njerëzor, të investojnë mjete financiare për përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve në pjesën e mbrojtjes kibernetike.

"Çdo sfidë me të cilën përballemi praktikisht është test për gatishmërinë e institucioneve. Seriozisht duhet të investohet  në përmirësimin e kapaciteteve në institucione. Ministrinë e Mbrojtjes e jap si shembull pozitiv, por edhe shumë institucione tjera  ku me të vërtetë bëhen hapa në ndërtimin e atyre kapaciteteve", nënvizoi Petrovska.

Për vizitën e fundit të zëvendës ndihmës sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Xhejms Apaturai informoi se janë mbajtur dy lloje bisedash - në nivel politik dhe të ekspertëve, ku është bërë një pasqyrë e gjendjes  së kapaciteteve institucionale në vendin tonë.  sa/

Foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR