• e enjte, 10 tetor 2024

Papa Françesko: Të dy kandidatët presidencialë në SHBA janë "kundër jetës", votoni për "të keqen më të vogël"

Papa Françesko: Të dy kandidatët presidencialë në SHBA janë

Vatikan, 14 shtator 2024 (MIA) - Papa Françesko ka sulmuar kandidatët kryesorë për president së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse duke luftuar kundër emigrantëve dhe duke mbrojtur të drejtën e abortit, të dy janë "kundër jetës", dhe këshilloi katolikët amerikanë në zgjedhjet presidenciale për të zgjedhur opsionin që është "e keqja më e vogël" për ta.

"Të dy janë kundër jetës, ai që dëbon emigrantët dhe ai që është për vrasjen e foshnjave. Të dy janë kundër foshnjave", u tha Papa gazetarëve në aeroplanin e tij që kthehej në Romë nga një turne në Azi, kur u pyet se çfarë do t'i këshillonte votuesit katolikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e ardhshme. Ai nuk përmendi me emër republikanin Donald Tramp dhe demokraten Kamala Haris, transmeton Beta.

Jezuiti argjentinas mohoi se nuk është amerikan dhe nuk do të votojë në zgjedhjet atje, por megjithatë ai shprehu një qëndrim të qartë për dy çështje të nxehta politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - të drejtat e abortit dhe trajtimin e emigrantëve - të cilat janë gjithashtu tema të nxehta edhe për Kishën Katolike Romake.

Kalvari i emigrantëve është një nga prioritetet e pontifikatit të Françeskut dhe ai shpesh flet me empati për ta.

Megjithatë, për çështjen e abortit, megjithëse ai mbështet fuqishëm qëndrimin e kishës për ndalimin, Papa nuk e thekson atë aq shumë sa paraardhësit e tij.

I pyetur se çfarë duhet bërë në zgjedhje, Françesko beson se është detyrë qytetare të votosh. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR