Panel-diskutimi "Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?": Teza se nuk ka nevojë për përshpejtim është e gabueshme dhe shumë e rrezikshme për Maqedoninë e Veriut
- Zhvendosjet gjeopolitike në Evropë e hapën derën për zgjerim dhe ajo është mundësi të cilën Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë, por nuk do të zgjasë edhe shumë. Teza se nuk ka nevojë për përshpejtim, është e gabueshme, joreale dhe shumë e rrezikshme për ne. E dimë se si duket pritja dhe se 17 vite pritje nuk solli asgjë më mirë, prandaj deputetët kanë obligim të sjellin vendim për të ardhmen e qytetarëve. Konkludimi i Këshillit evropian është i qartë. Maqedonia e Veriut e përfundoi me sukses procesin e skriningut dhe mbetet ta kryejë obligimin e vet për votim të ndryshimeve kushtetuese.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:08, 18 dhjetor, 2023
Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Zhvendosjet gjeopolitike në Evropë e hapën derën për zgjerim dhe ajo është mundësi të cilën Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë, por nuk do të zgjasë edhe shumë. Teza se nuk ka nevojë për përshpejtim, është e gabueshme, joreale dhe shumë e rrezikshme për ne. E dimë se si duket pritja dhe se 17 vite pritje nuk solli asgjë më mirë, prandaj deputetët kanë obligim të sjellin vendim për të ardhmen e qytetarëve. Konkludimi i Këshillit evropian është i qartë. Maqedonia e Veriut e përfundoi me sukses procesin e skriningut dhe mbetet ta kryejë obligimin e vet për votim të ndryshimeve kushtetuese.
Kjo u porosit në panel-diskutimin "Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?", në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert - zyra Shkup dhe PolitikUm - Institutit për politika të qëndrueshme dhe inovative.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij tha se në titullin e panelit mund të shtohet edhe se nuk është vetëm rrezik i vjetër, por rrezik i njejtë, nga të njejtit njerëz. dhe se kjo është përgjigja edhe nga Samiti i fundit Ballkani Perëndimor-BE.
"Do t'ju përgjigjem thjeshtë. Pjesa për Maqedoninë e Veriut zgjati shumë shkurtë. Ne asnjëherë nuk kemi pasur konkludim më të qartë të Këshillit evropian se tnai. Konkludimi ishte një paragraf, në të cilin qëndronte se Maqedonia e Veriut e përfundoi me sukses procesin e skriningut dhe mbetet ta përfundojë obligimin e vet për votim të amandamenteve kushtetuese dhe pa shtyrje dhe vendim shtesë, Këshilli evropian e cakton konferencën e dytë ndërqeveritare në të cilën hapen të gjithë kapitujt", tha Kovaçevski.
Nëse viti i kalaur ishte vit i rëndë i sjelljes së vendimeve të rënda, në pjesën e negociimit dhe pranimit të propozimit francez, sipas Kovaçevskit, në Samitin e fundit, thënë me sportivitet, patëm "gol të zbrazët dhe penallti të pastër", që, siç theksoi, "për shkak të VMRO-DPMNE-së, TË Majtës dhe Lidhjes demokratike nuk e qëlluam".
"Kjo është ajo që ndodhi. Rrezik i vjetër, rrezik i ri, lojtarë të njejtë. Duhet të jemi të sinqertë. Gjithçka që tani e dëgjojmë është zëvendësim i tezave. Nëse kjo reformë ishte apo nuk ishte e drejtë, është zëvendësim i tezave. Ne kemi konkludim që është një paragraf. I pastër dhe i qartë. Amandamentet dhe fillon hapja e kapitujve. Të gjithë kapitujt do të hapeshin përnjëherë", deklaroi Kovaçevski.
Procesi prej një viti e gjysmë skrining, sipas Kovaçevskit, tregoi se jemi në çift me institucionet evropiane dhe vendet evropiane, dhe se nuk duhet të nënçmohemi.
"Problemi është që dikush, për shkak të përfitimit politik personal dhe agjendës personale politike, dëshiroi ta prësërisë vitin 2008. Unë e kuptoj të thoni se nuk do të bëni diçka, por të tregoni cila është alternativa. Këtu nuk ka alternativë, nuk ekziston", deklaroi Kovaçevski.
Nuk mundet, theksoi Kovaçevski, vazhdimisht të kërkojmë arsyetime, nëse do të bëjmë reforma apo do të sjellim vendime.
"Në vitin 2005 u bëmë vend kandidat për BE së bashku me Kroacinë. Projeksioni ishte viti 2012 së bashku të hyjmë, por në vitin 2008 Maqedonia e Veriut vendosi të antikvizohet dhe në vend se 100 vite para. shkuam 1 200 vite prapa, por askush nuk mund tlë amnistohet nga ajo. Ajo ishte një hipokrizi", theksoi Kovaçevski.
Kryetarja e Institutit PolitikUm dhe nënkryetare e Partisë së socialistëve evropianë (PSE), Radmilla Shekerinska, në fjalimin hyrës porositi se zgjerimi i BE-së gjithnjë e më tepër po bëhet projekt gjeopolitik dhe çdo zgjerim më i madh i BE-së në histori ishte dhe do të mbetet gjeopolitik, si dhe se konkludimi i parë i grupit për vitin e kaluar, ishte se zhvendosjet gjeopolitike në Evropë do ta hapin derën për zgjerim dhe kjo është mundësi që Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë, por e4dhe se kjod erë nuk do të zgjasë shumë dhe nuk është garanci se do të jetë e qëndrueshme në afat të gjatë.
"Teza se nuk ka nevojë për përshpejtim, sepse ajo që nevojitet, edhe ashtu do të vijë, është e gabueshme, është joreale dhe shumë e rrezikshme për ne", deklaroi Shekerinska.
Bashkimi Evropian, theksoi Shekerinska, kohë pas kohe duhet të ulet në tryezën tonë bilaterale me Bullgarinë, sepse kur Maqedonia e Veriut negocion me Bullgarinë, nuk e ka vetëm Republikën e Bulglarisë, por edhe fuqinë politike nga anëtarësimi në BE dhe dëshirën tonë për t'u bërë anëtare.
"Kur tashmë BE-ja nuk arriti ta baraspeshojë atë asimetri, me atë që çështjet bilaterale do t'i eliminojë nga procesi, në atë rast konsiderojmë se BE-ja duhet të ulet në tryezë dhe të ndihmojë për t'u gjetur një proces i qëndrueshëm dhe produktiv", deklaroi Shekerinska.
Mundësia për sukses, sipas Shekerinskës. varet nga lidershipet politike dhe të ekspertëve, edhe në rajon, edhe në BE.
Ngjarja mbahet në kuadër të projektit "Proces i reviduar i zgjerimit të bashkimit evropian: kontekst i ri gjeopolitik, mundësi të reja, rerziqe të reja". Qëllimi i ngjarjes, siç është paralajmëruar, është të fokusohen disa çështje të caktuara,, lidhur me ngjarjet e fundit dhe qëndrimet e liderëve dhe ekspertëve në drejtim të zgjerimit të BE-së, si dhe konkludimet nga puna e grupit të ekspertëve i cili gjatë vitit 2023 i mblodhi qëndrimet e zërave progresiv politik, ekspertëve, kreatorëve të mendimeve dhe gazetarëve. Moderatore e ngjarjes ishte profesoresha nga Fakulteti juridik "Justiniani i Parë", Renat Deskoska. ab/
Foto: МIА