Numri i viktimave nga përmbytjet e fuqishme në Brazil arriti 136
- Numri i viktimave në përmbytjet e fuqishme në shtetin jugor brazilian Rio Grande do Sul arriti 136, kumtoi mbrojtja civile braziliane, e cituar nga mediumet britanike. Edhe 125 persona konsiderohen të zhdukur.
- Post By Besnik Shuki
- 12:12, 12 maj, 2024
Rio de Zhanejro, 12 maj 2024 (MIA) - Numri i viktimave në përmbytjet e fuqishme në shtetin jugor brazilian Rio Grande do Sul arriti 136, kumtoi mbrojtja civile braziliane, e cituar nga mediumet britanike. Edhe 125 persona konsiderohen të zhdukur.
Moti i lig dhe përmbytjet që e kanë goditur shtetin më jugor brazilian kanë shpërngulur pothuaj 537.000 njerëz, tregojnë të dhënat e mbrojtjes civile.
Pothuaj 446 lokalitete dhe rreth 2,1 milionë njerëz janë goditur në shtetin me popullatë prej pothuaj 10,9 milionë.
Shërbimi meteorologjik Mecul kumtoi se pas një pushimi të shkurtë, të reshurat që e kapluan shtetin të premten, përsëri kanë filluar t'i mbushin lumenjtë dhe të krijojnë situatë "kritike". bsh/
Foto: MIA arkiv