• e mërkurë, 04 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gërliq Radman: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të promovojnë stabiliteti rajonal dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

Gërliq Radman: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të promovojnë stabiliteti rajonal dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

Luksemburg, 14 mars 2025 (MIA) - Vendeve kandidate për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor ua kemi përcjellë pritjet tona për harmonizimin e tyre me vlerat, politikat dhe parimet e BE-së, përmes promovimit të stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, deklaroi sot në Luksemburg, ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane Gordan Gërliq Radman.

Në deklaratën para fillimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg, shefi i diplomacisë vlerësoi se me rëndësi kyçe është ulja e tensioneve në Bosnje e Hercegovinë dhe respektimi i kornisës së saj kushtetuese. 

"Barazia e tre popujve përbërës është e vetmja rrugë për prosperitet dhe stabilitet demokratik në Bosnje e Hercegovinë. Në këtë kuadër, prioritet kyç është reforma e legjislacionit zgjedhor", shtoi Gërliq Radman.

Në prag të Këshillit të sotëm, mbrëmë në Luksemburg është mbajtur një darkë joformale e krerëve të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën fokusi i diskutimeve ishte siguria dhe mbrojtja dhe në të cilën mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR