• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim Meloni- Makron në Romë

Takim Meloni- Makron në Romë

Romë, 3 qershor 2025 (MIA) – Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot në Romë priti presidentin francez Emanuel Makron.

Qëllimi i takimit është ulja e tensioneve midis dy liderëve, të cilat dolën së fundmi për shkak të disa çështjeve përfshirë Ukrainën dhe tarifat amerikane, raportojnë mediat italiane.

Në fillim të takimit, Meloni dhe Makron shkëmbyen përqafime dhe buzëqeshën ngrohtësisht me gazetarët, përpara se të tërhiqen për bisedime ku do të kenë darkë pune.

Gjatë vizitës së tij në Romë, Makroni nuk do të takohet me homologun e tij italian, Serxho Matarela.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR