• e premte, 05 dhjetor 2025

Maliuk: Ura e Krimesë është cak legjitim

Maliuk: Ura e Krimesë është cak legjitim

Kiev, 3 qershor 2025 (MIA) - Drejtori i Shërbimit të sigurisë së Ukrainës (SBU), gjeneral-nënkoloneli Vasil Maliuk deklaroi se ura e Krimesë është cak legjitim.

"Në territorin e vendit tonë nuk ka vend për asnjë strukturë të paligjshme ruse. Prandaj, Ura e Krimesë është shënjestër absolutisht legjitime, veçanërisht duke pasur parasysh që armiku e përdori atë si arterie logjistike për të furnizuar trupat e tij", theksoi Maliuk.

SBU më herët kumtoi se mëngjesin e sotëm me dronë kishte sulmuar Urën që lidh Rusinë dhe Krimenë. Në sulm u përdorën 1.100 kilogramë eksplozivë, pas çka dëmtoi shtyllat nënujore. Gjatë ditës një tjetër shpërthim ndodhi në Urën e Krimesë.

As Moska dhe as Kievi nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht sulmin ndaj urës strategjike, megjithëse Rusia ka pezulluar përkohësisht trafikun detar civil në ujërat në afërsi të Sevastopolit në Krime.

Ura e Krimesë e njohur edhe si Ura e Kerçit, është ndërtuar pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014 dhe është lidhje kyçe për furnizimin dhe transportin e forcave ruse në pjesët e pushtuara të Ukrainës. Ura me vlerë prej katër miliardë dollarë u ndërtua si mesazh politik për të përforcuar aneksimin e paligjshëm të gadishullit nga ana e Moskës. Ura e Krimesë nuk është e lidhur me Rusinë nga toka. rq/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR