Bllokada në Sofje për shkak të protestës së punëtorëve transportues
- – Shoferët nga transporti urban në Sofje sot dalin në protestë, e cila mund të shkaktojë bllokada dhe lëvizje të vështirësuar në qytet. Protesta kombëtare, nën moton “Punë dinjitoze – pagë dinjitoze! Pa transport, nuk ka ekonomi!”, është organizuar nga sindikatat e punëtorëve transportues.
- Post By Fitore Curri
- 08:13, 14 prill, 2025

Sofje, 14 prill 2025 (MIA) – Shoferët nga transporti urban në Sofje sot dalin në protestë, e cila mund të shkaktojë bllokada dhe lëvizje të vështirësuar në qytet. Protesta kombëtare, nën moton “Punë dinjitoze – pagë dinjitoze! Pa transport, nuk ka ekonomi!”, është organizuar nga sindikatat e punëtorëve transportues.
Prej orës 8:00 pritet që protestuesit t’i bllokojnë udhëkryqet në komunikacion në qendër të Sofjes, ndërsa një pjesë e aksioneve përfshijnë edhe pengesë të përkohshme të punës së metrosë, informon BTA. Rreth orës 11:00, protesta do të fillojë me marsh drejt Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Doganave.
Kërkesa kryesore e punëtorëve transportues është që shteti urgjentisht të sigurojë financim shtesë për sektorin, me qëllim të përmirësimit të pagave dhe sigurisë sociale. Nga sindikatat theksojnë se propozimet momentale për rritjen e pagave në Sofje janë të pamjaftueshme. fc/
Foto: Arkivi i BTA-së