• e premte, 05 dhjetor 2025

Një i vdekur nga shembja e një pjese të depos në portin e Antverpenit

Një i vdekur nga shembja e një pjese të depos në portin e Antverpenit

Bruksel, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Një punëtor 36-të vjeçar ka vdekur, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime serioze gjatë shembjes së një pjese të depos që ishte në fazën e rinovimit në portin e qytetit bellg Antverpen. 

Siç raportohet nga mediat bellge, punëtori i lënduar, 43 vjeçar, u nxor nga rrënojat relativisht shpejt dhe u dërgua në spital.

Nga ana tjetër, punëtori i ndjerë menjëherë pas incidentit u shpall i zhdukur. Pas disa orësh kërkimesh, në të cilën u përfshinë edhe qen nuhatës, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e tij të pajetë.

Arsyet e shembjes të depos deri më tani janë të panjohura. Në vazhdim po zhvillohet hetim nga shërbimet e inspektimit në vendngjarje.

Pas incidentit, për arsye sigurie, u mbyll puntoria e ndërtimit që ndodheshte menjëherë në afërsi të depos.

Punëtor i cili ishte ndodhej në bodrum në afërsi të depos, për servisin radiodifuziv VRT deklaroi se papritmas dëgjoi një shpërthim të fortë.

Ai shtoi se menjëherë pas incidentit atyre iu urdhërua të ndërprisnin të gjitha aktivitetet e punës.

Një dëshmitar okular i ngjarjes, i cili ndodhej në një ballkon në katin e 7-të të një ndërtese përballë depos, deklaroi se në kohën e incidentit, punëtorët po punonin në diçka në çatinë e depos.

Incidenti në depo, e cila është në pronësi të qytetit të Antverpenit, ndodhi gjatë aktiviteteve të rinovimit në objekt. 

Foto: shërbimi zjarrfikës në Antverpen 

QËNDRONI TË LIDHUR