• e premte, 05 dhjetor 2025

Modi i uron mirëseardhje Putinit në Indi

Modi i uron mirëseardhje Putinit në Indi

Nju Delhi, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri indian, Narendra Modi, sot në platformën Iks shkroi se është "i kënaqur të mirëpres mikun tim, presidentin Vlladimir Putinin", i cili arriti për një vizitë shtetërore dy-ditore në Indi.

Modi e priti Putinin me përshëndetje të ngrohta dhe publikoi fotografi nga turi i tyre i përbashkët me automjet, në të cilën të dy liderët ishin të buzëqeshur.

"Miqësia e gjatë dhe e provuar midis Indisë dhe Rusisë u ka sjellë përfitime të konsiderueshme për popullin tonë", shkroi kryeministri indian.

Që atëherë, kryeministri indian ka theksuar vazhdimisht angazhimin e tij ndaj një "rendi botëror shumëpolar" dhe i ka rezistuar thirrjeve perëndimore për t'u distancuar nga Rusia.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR