• e premte, 05 dhjetor 2025

Të gjitha vendet skandinave nën komandën e Norfolit: Aleanca përforcon pjesëmarrjen e saj në veri

Të gjitha vendet skandinave nën komandën e Norfolit: Aleanca përforcon pjesëmarrjen e saj në veri

Bruksel, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Organizata e marrëveshjes së Atlantikut të Veriut (NATO) këtë javë do të integrojë vendet skandinave në Komandën e forcave të Përbashkëta (JFC) në Norfolk,SHBA, si pjesë e përpjekjeve për të përforcuar sigurinë transatlantike dhe për të rritur praninë e Aleancës në rajonet veriore, deklaroi sot komandanti i lartë i forcave federale të NATO-s në Evropë, gjenerali Aleksis Grinkjeviç. 

Me ndryshimet, të gjitha vendet skandinave do të jenë nën komandën e selisë në Norfolk, e cila është e orientuar drejt mbrojtjes së Atlantikut të Veriut. Deri më tani një pjesë e këtyre vendeve ishin nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, e cila është përgjegjëse për krahun verilindor të Aleancës. 

Finlanda dhe Suedia u bënë anëtare të NATO-s pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia – përkatësisht në vitin 2023 dhe 2024. Lufta çoi në një rivlerësim të strategjive të sigurisë në të dy vendet. Bashkimi i tyre përforcoi pozicionet e Aleancës në Evropën Veriore dhe në rajonin e Balltikut dhe, në fakt, çoi në nevojën për një ristrukturim të komandës. 

Pas ristrukturimit, Komanda e Norfolkut do të marrë përgjegjësinë për Arktikun, Danimarkën, Finlandën, Groenlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR