• e premte, 05 dhjetor 2025

Melania Tramp: Edhe shtatë fëmijë ukrainas kthehen nga Rusia

Melania Tramp: Edhe shtatë fëmijë ukrainas kthehen nga Rusia

Uashington, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Shtatë fëmijë të tjerë ukrainas janë kthyer nga Rusia në familjet e tyre, që paraqet një shenjë inkurajuese të bashkëpunimit midis dy vendeve, deklaroi sot zonja e parë e SHBA-së, Melanija Tramp. Deklarata vijoi një ditë pasi presidenti, Donald Tramp, vlerësoi se rruga drejt paqes në Ukrainë dhe mëtutje "mbetet e paqartë".

"Përgëzoj diplomacinë këmbëngulëse të Rusisë dhe Ukrainës dhe lidershipin e tyre në përpjekjet për të ribashkuar fëmijët me familjet e tyre. Po fillojnë të ndërtojnë ura në një mjedis bashkëpunimi të dukshëm, që është një spirancë optimizmi", deklaroi zonja e parë.

Ukraina pretendon se Rusia në shkurt të vitit 2022 ka rrëmbyer të paktën 20.000 fëmijë ukrainas, prej të cilëve deri më tani janë gjetur vetëm 1,850 fëmijë. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR