• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjermania shpërnadu aeroplanë luftarakë në Poloni, me qëllim për të përforcuar krahun lindor të NATO-s

Gjermania shpërnadu aeroplanë luftarakë në Poloni, me qëllim për të përforcuar krahun lindor të NATO-s

Berlin, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Disa aeroplanë luftarakë gjermanë "Jurofajter tajfun" (Eurofighter Typhoon) u ngritën nga baza ajrore "Norvenih" në afërsi të Kellnit drejt bazës ajrore polake "Malbork", në juglindje të Gdanjskut, për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.

Forca ajrore gjermane kumtuan se ripozicionimi është përgjigje ndaj shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në rajonin e Baltikut, duke përfshirë edhe ndërhyrjet nga dronë kamikazë.

Gjermania ripozicionimin e paralajmëroi në tetor dhe aeroplanët luftarakë do të qëndrojnë në bazën ajrore polake deri në mars.

"Me këtë mision, ushtarët tanë po japin një kontribut tjetër të vlefshëm në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s. Nga gushti, krahu ynë i reagimit të shpejtë është vendosur gjithashtu në Rumani", deklaroi komandanti i forcave ajrore gjermane, gjeneral-nënkoloneli Holger Nojman.

Në bazën "Malbork" në gusht dhe në shtator u vendosën aeroplanë të tjerë gjerman. Kontingjenti shoqërohet nga rreth 150 persona, duke përfshirë pilotë, teknikë, roje sigurie dhe policë ushtarakë. rq/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR