SHBA-ja vazhdoi licencën e operacioneve ndërkombëtare të Lukoilit deri më 29 prill
- Zyra për kontrollin e mjeteve të huaja të SHBA-së (OFAK) e vazhdoi licencën që lejon operacione të caktuara të kompanisë ndërkombëtare të Lukoill deri më 29 prill të vitit 2026.
- Post By Ramize Qamili
- 20:26, 4 dhjetor, 2025
Uashington, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Zyra për kontrollin e mjeteve të huaja të SHBA-së (OFAK) e vazhdoi licencën që lejon operacione të caktuara të kompanisë ndërkombëtare të Lukoill deri më 29 prill të vitit 2026.
Sipas dokumentit të publikuar sot në faqen e internetit të OFAK, licenca lejon transaksione me degët dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë të Lukoillit, përfshirë ato në SHBA, por ekskluzivisht për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, mirëmbajtjen teknike, punën dhe likuidimin e stacioneve të benzinës jashtë Rusisë.
Mjetet në llogaritë e bllokuara të kompanisë mund të përdoren për transaksione të miratuara. Megjithatë, licenca nuk lejon transaksione me institucione financiare shtetërore ruse, as transferime të drejtpërdrejta në Rusi.
архива