Kremlini: Putini do të vendosë nëse do ta sulmojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës
- – Vendimi nëse do të zgjasë moratoriumi ndaj sulmeve ndaj stacioneve energjetike ukrainase dhe ruse do të varet nga presidenti Vladimir Putin dhe bisedimet e mundshme me SHBA-në, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
- Post By Fitore Curri
- 09:38, 14 prill, 2025

Moskë, 14 prill 2025 (MIA) – Vendimi nëse do të zgjasë moratoriumi ndaj sulmeve ndaj stacioneve energjetike ukrainase dhe ruse do të varet nga presidenti Vladimir Putin dhe bisedimet e mundshme me SHBA-në, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Kjo do të varet nga vendimi i presidentit Putin”, tha Peskov, duke u përgjigjur në pyetjen si marrëveshja, e arritur me ndërmjetësim amerikan, do të vazhdojë pas skadimit më 16 prill (30 ditë pas publikimit të moratoriumit më 18 mars).
Peskovi theksoi se “pala ukrainase në thelb nuk e respekton moratoriumin”.
“Për këtë, kuptohet, do të jetë e nevojshme që të analizohen këto 30 ditë. Sipas gjitha gjasave të shkëmbehen informacione dhe mendime me amerikanët. Edhe atëherë komandanti suprem, presidenti, do të marrë vendim”, konkludoi zëdhënësi i Kremlinit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s