Fajon: Është domosdoshmëri gjeostrategjike që të ndihmohen vendet e Ballkanit Perëndimor në anëtarësimin e tyre në BE deri në vitin 2030
- – Në darkën e mbrëmshme të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së dhe të shteteve nga Ballkani Perëndimor u pajtuam se është domosdoshmëri gjeostrategjike tu ndihmohet vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, deklaroi sot në Luksemburg zëvendëskryeministrja sllovene dhe ministre e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon.
- Post By Fitore Curri
- 10:12, 14 prill, 2025

Luksemburg, 14 prill 2025 (MIA) – Në darkën e mbrëmshme të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së dhe të shteteve nga Ballkani Perëndimor u pajtuam se është domosdoshmëri gjeostrategjike tu ndihmohet vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, deklaroi sot në Luksemburg zëvendëskryeministrja sllovene dhe ministre e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon.
“Tregova se Sllovenia, bashkë me Gjermaninë, propozon nismë për përshpejtimin e zgjerimit me vendosjen e votimit me shumicë të kualifikuar në vetë procesin, që me të vërtetë mund t’i përshpejtojë gjërat dhe të eliminojë disa nga pengesat të cilat ekzistojnë në marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve”, tha Fajon para fillimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg.
Ajo theksoi se ajo që po ndodh në rajonin e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme lidhur me politikën e sigurisë së Bashkimit Evropian.
“Veçanërisht jemi të shqetësuar për situatën në Bosnjë e Hercegovinë. Ministrat e Punëve të Jashtme paralajmëruan shumë qartë kundër retorikës së ndarjeve, sepse kjo e dëmton vendin në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian”, tha shefja e diplomacisë sllovene, duke shtuar se në darkë është biseduar edhe për situatën politike në Serbi, me çka është dërguar porosi se BE-ja dëshiron që vendi të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm.
Fajon theksoi se në kushte kur Shqipëria sonte do të hapë klaster të ri në bisedimet për anëtarësim, ndërsa Mali i Zi përparon mirë në procesin e bisedimeve, shpreson se vendet e tjera të rajonit do ta ndjekin atë rrugë dhe do t’i përshpejtojnë reformat. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s