• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kallas: Kemi nevojë për histori të suksesshme në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor

Kallas: Kemi nevojë për histori të suksesshme në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor

Luksemburg, 14 mars 2025 (MIA) – Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është diçka e dukshme dhe për këtë nevojiten histori të suksesshme në zbatimin e tij në Ballkanin Perëndimor, porositi sot në mëngjes përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të Unionit në Bruksel. 

“Shohim se si rriten tensionet (në rajon) dhe defintivisht duhet ta lëvizë procesin e zgjerimit”, theksoi Kallas. 

Ajo shtoi se mbrëmë bashkë me ministrat evropianë të Punëve të Jashtme mori pjesë në darkën me kolegët nga Ballkani Perëndimor në të cilën, siç tha, biseduan dhe diskutuan me miqtë nga rajoni. 

Kallasi theksoi edhe se këto ditë jemi dëshmitarë të sulmeve më vdekjeprurëse në pushtimin rus ndaj Ukrainës, në të cilët janë vrarë një numër i madh i civilëve. 

“Kaloi tashmë një muaj prej kur Ukraina u pajtua në armëpushim pa kushte, por këtë nuk e shohim nga ana ruse. Ajo që është e qartë, është se duhet më shumë ta mbështesim Ukrainën”, tha Kallas. 

Ajo shfaqi kënaqësi që tashmë janë realizuar dy e treta e nismës së saj për sigurimin e municionit për Ukrainën, por se BE-ja duhet të bëjë më shumë, duke përkujtuar se këtë vit vendet evropiane u angazhuan në 23 miliardë euro mbështetje për vendin, që është më shumë se vitin e kaluar, por se duhet edhe të kryhet presion ndaj Rusisë që të ndalet lufta. 

“Çdo vend anëtar e jep atë që mund ta japë, por mendoj se porosia është shumë e qartë se duhet të bëjmë më shumë për Ukrainën, që të mund të mbrohet dhe civilët të mos vdesin”, shtoi Kallas. 

Përfaqësuesja e lartë informoi se në Këshill do të bisedohet edhe për bashkëpunimin e BE-së me vendet e Afrikës dhe për fuqizimin e angazhimit evropian në këtë kontinent, si dhe për situatat në Lindjen e Mesme, lidhur me lehtësimin e mundshëm të sanksioneve drejt Sirisë dhe për përpjekjet për ndaljen e “humbjes së tmerrshme të jetëve” në Gazë. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR