Një autobus i shkollës u përplas në një grup njerëzish para një shkolle në Kinë - jetën e kanë humbur pesë fëmijë dhe gjashtë prindër
- Pesë fëmijë dhe gjashtë prindër e kanë humbur jetën kur një autobus i shkollës u përplas në një grup njerëzish para një shkolle të mesme në qytetin Taxhan. Njëzet e katër persona janë lënduar. Nga të lënduarit, një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 12 janë stabilë.
- Post By Besnik Shuki
- 10:16, 3 shtator, 2024

Pekin, 3 shtator 2024 (MIA) - Pesë fëmijë dhe gjashtë prindër e kanë humbur jetën kur një autobus i shkollës u përplas në një grup njerëzish para një shkolle të mesme në qytetin Taxhan. Njëzet e katër persona janë lënduar. Nga të lënduarit, një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 12 janë stabilë.
Mediumet lokale njoftojnë se autobusi e ka humbur kontrollin gjatë afrimit drejt udhëkryqit dhe është përplasur në turmën. Shoferi u arrestuar nga ana e policisë dhe rasti po hetohet. bsh/
Foto: Printskrin