• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën dy të vdekur dhe 18 të lënduar në një sulm rus në qytetin ukrainas Dnjepër

Të paktën dy të vdekur dhe 18 të lënduar në një sulm rus në qytetin ukrainas Dnjepër

Kiev, 17 prill 2025 (MIA) – Të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa 28 janë plagosur në sulmin e djeshëm masiv me dronë rusë ndaj qytetit ukrainas Dnjepër, njoftuan mediat ukrainase. 

Në mesin e të plagosurve ka katër fëmijë. Shefi i drejtorisë ushtarake rajonale të Dnejpropretovsk, Sergij Lisak, në aplikacionin Telegram informoi se dy gra u vranë, ndërsa në mesin e të plagosurve ka edhe një foshnjë nëntëmuajshe. 

Mediat ukrainase informojnë se janë dëmtuar të paktën 15 ndërtesa. Në mesin e tyre ka konvikte të studentëve, institucione arsimore dhe ndërmarrje për ushqim. 

Mbikëqyrja për dëme do të zgjasë deri në orët e paradites, kryesisht në ndërtesa banimi. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR