• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Koreja e Veriut e kritikon SHBA-në për dërgimin e bombarderëve strategjikë në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut e kritikon SHBA-në për dërgimin e bombarderëve strategjikë në Korenë e Jugut

Phenian, 17 prill 2025 (MIA) – Koreja e Veriut sot i kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dërgimin e bombarduesve strategjikë supersonikë B-1B në Korenë e Jugut në stërvitje të përbashkëta. 

Zëdhënësi i Ministrisë koreanoveriore të Mbrojtjes në një kumtesë thotë se prania e bombarduesve strategjikë amerikanë në rajon është bërë “praktikë e rregullt ushtarake”, e përshkruar nga Pheniani si “bllof i paarsyeshëm."

Bombarduesit B1B fluturuan mbi Gadishullin Korean si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ndërmjet forcave ajrore amerikane dhe koreanojugore të martën bashkë me aeroplanë ushtarakë, njoftoi atëherë Ministria koreanojugore e Mbrojtjes. 

Gjatë viteve të fundit, këta aeroplanë ushtarakë morën pjesë në stërvitje të cilat Koreja e Veriut vazhdimisht i shpall si provë për luftë kundër Phenianit. Në të njëjtën kohë, Seuli deklaron se stërvitjet janë thjeshtë për mbrojtje. 

“Manovrat e fundit ushtarake janë kërcënim i qartë për sigurinë e vendit tonë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Veriut. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR