• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vazhdon bllokimi i RTS-së: Studentët kërkuan thirrje urgjente publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RME-së

Vazhdon bllokimi i RTS-së: Studentët kërkuan thirrje urgjente publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RME-së

Beograd, 17 prill 2025 (MIA) - Studentët që bllokojnë institucionet e arsimit të lartë në Beograd, mbrëmë vonë kanë dërguar letër deri tek Këshilli për kulturë dhe informim duke i informuar se bllokada dhe protesta para RTS-së do të vazhdojë derisa të publikohet thirrja publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RME (organ rregullator për media elektronike), njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ju drejtohemi si institucion kompetent i cili në përputhje me Ligjin për media elektronike, është i detyruar të publikojë thirrje publike për anëtarët e nominuar të Këshillit të REM, së paku gjashtë muaj, ndërsa jo më vonë se tre muaj para skadimit të mandatit të anëtarit të këshillit", potencohet në letrën drejtuar atij komisioni.

Ata konstatuan dhe se "duke pasur parasysh se i gjithë procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të RME u shoqërua me mosrespektim të ligjeve dhe procedurave, si dhe me mungesë transparence, që rezultoi në tërheqjen e kandidaturave të rreth shtatë kandidatëve, kredibiliteti dhe legjitimiteti i vetë procesit u vendos në pikëpyetje".

"Kërkojmë nga ju, Komisioni për kulturë dhe informim që të përsërisni procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të organit rregullator, me anulimin e thirrjes së mëparshme publike dhe publikimit një të re, me një proces transparent para publikut", theksohet në letër.

Ata shtojnë se protesta para RTS do të zgjasë derisa KD të shpallë Thirrjen publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RME. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR