• e martë, 20 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryeministrja italiane Meloni mbërriti në Uashington në takim me Trampin

Kryeministrja italiane Meloni mbërriti në Uashington në takim me Trampin

Uashington, 17 prill 2025 (MIA) – Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni mbërriti në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp. 

Gjatë takimit të sotëm në Uashington, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni do të bëjë përpjekje ta ndalojë presidentin amerikan Donald Tramp që të vendosë dogana të reja për Bashkimin Evropian. Edhe pse Meloni nuk është zgjedhja e parë e Brukselit për bisedime me Trampin, mund të jetë i vetmi, shkruan Politiko. 

“Kemi forcë, aftësi dhe inteligjencë që ta tejkalojmë çdo pengesë të re. Tashmë tejkaluam disa pengesa të vështira, ndërsa do të ketë edhe më shumë para nesh”, tha Meloni para se të shkojë për SHBA, duke theksuar se do të bëjë përpjekje t’i sqarojë Trampit pse masat e reja tregtare seriozisht do të reflektojnë në ekonominë evropiane. 

“Aq sa mundemi, duhet të shmangim luftë tregtare, sepse kjo vetëm do ta dobësojë Perëndimin”, shtoi Meloni. 

Trampi, i cili paraprakisht e lavdëroi Melonin si “personalitet i shkëlqyeshëm” dhe e ftoi në inaugurimin e tij në janar, është i njohur për atë që marrëdhëniet personale i vendos në qendër të diplomacisë. Shtëpia e Bardhë pret që Meloni do ta shfrytëzojë takimin që të bëjë përpjekje të krijojë hapësirë për marrëveshje, edhe atë në një moment kur tensionet tregtare amerikane – evropiane përsëri janë në fazën e përshkallëzimit. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR