• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski e falënderoi BE-në për pakon e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

Zelenski e falënderoi BE-në për pakon e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

Kiev, 20 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski publikoi në platformën Iks se e falënderoi Ursula Fon der Lajenin dhe "të gjithë Bashkimin Evropian" për pakon e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke e quajtur atë "një hap në drejtimin e duhur".

Ai thekson se është e rëndësishme të vendosen kufizime të rrepta ndaj flotës ruse të tankerëve, e cila shërben për të financuar vrasjet, si dhe ndaj të gjitha skemave që Rusia përdor për të forcuar industrinë e saj ushtarake.

Sa më i madh të jetë presioni mbi Rusinë, aq më shumë nxitje do të ketë Moska për të ecur drejt paqes së vërtetë. Gjithashtu biseduam me Ursulën rreth përgatitjeve për pakon e 18-të të sanksioneve të BE-së. Nafta ruse, infrastruktura energjetike, bankat dhe skemat financiare - këto janë fushat që ndikojnë më shumë në Rusi dhe për këtë arsye kontribuojnë më shumë për paqe. Falënderoj të gjithë ata që angazhohen për sanksione më të rrepta dhe marrin vendime vendimtare. Gjithashtu diskutuam në detaje për bisedën e djeshme me Presidentin Tramp dhe bashkëpunimin tonë të përbashkët diplomatik me partnerët tanë. Evropa duhet të jetë e përfshirë dhe ne po koordinojmë çdo hap sa më harmonikisht të jetë e mundur”, shkroi Zelenski. ls/

Foto: Iks

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR