• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski me letër i propozon Trampit që Ukraina dhe SHBA-ja të lidhin marrëveshje për tregti të lirë 

Zelenski me letër i propozon Trampit që Ukraina dhe SHBA-ja të lidhin marrëveshje për tregti të lirë 

Kiev, 20 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski propozon që Ukraina të lidh marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në, ndërsa këtë iniciativë ai ia prezantoi në letër presidentit amerikan, Donald Tramp, në të cilën ai parashtron mundësi të reja për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes dhe tregtisë.

Lajmin për Interfaks-Ukrainë e konfirmoi Taras Kaçka, zëvendësministër ukrainas i Ekonomisë dhe përfaqësuesi tregtar i Ukrainës.

Kaçka theksoi se Ukraina është seriozisht e interesuar për marrëveshjen, edhe pse SHBA-ja nuk është aktualisht partneri i saj më i madh tregtar.

"Jemi të interesuar për marrëveshje për tregti të lirë me të gjitha vendet e G7. Ne tashmë kemi marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Bashkimin Evropian. Kemi ende nevojë për SHBA-në dhe Japoninë", tha Kaçka.

Sipas tij, gjithnjë e më shumë prodhues po i përshtatin strategjitë e tyre të shitjes në tregjet, të cilat janë më të zhvilluara dhe më të pasura, ku standardet e cilësisë janë më të larta, e kjo sjell vlerë më të madhe të shtuar dhe përfitim më të madh.

"Nga kjo perspektivë, është me rëndësi të përqëndrohemi në mundësinë e eksportit në SHBA dhe, në përputhje me këtë, të lidhim marrëveshje për tregti të lirë", shtoi ai.

Kaçka beson se baza për marrëveshjen eventuale është formimi i fondit ukraino-amerikan për ripërtëritje.

"Kjo është arsyeja pse unë mendoj se mund të jetë interesante edhe për SHBA-në. Por, nuk ka nevojë të nxitojmë - ende jemi në fillim të këtij procesi", përfundoi ai.

Parlamenti ukrainas ratifikoi paradokohe marrëveshje për krijimin e fondit të përbashkët investimi midis Ukrainës dhe SHBA-së. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR