• e premte, 05 dhjetor 2025

Kallas: Marrëveshja tregtare e BE-së me Izraelin do të rishikohet për shkak të situatës në Gazë

Kallas: Marrëveshja tregtare e BE-së me Izraelin do të rishikohet për shkak të situatës në Gazë

Bruksel, 20 maj 2025 (MIA) – Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se marrëveshja tregtare e BE-së me Izraelin do të rishikohet për shkak të situatës “katastrofale” në Gazë. 

Kallas tha se shumica e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së që u takuan në Bruksel e mbështetën revizionin e marrëveshjes për asocim në bllok me Izraelin për shkak të ngjarjeve në Gazë.

“Situata në Gazë është katastrofale. Ndihma të cilën Izraeli lejoi të hyjë është, gjithsesi, e mirëseardhur, por është pikë në det. Ndihma duhet të vijë menjëherë, pa pengesa dhe në sasi të mëdha, sepse kjo është ajo që është e nevojshme”, deklaroi Kallas. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR