BE-ja vendosi t'i heqë sanksionet ekonomike për Sirinë
- – Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian sot pasdite vendosën t’i shfuqizojnë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, njoftoi diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 19:18, 20 maj, 2025
Bruksel, 20 maj 2025 (MIA) – Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian sot pasdite vendosën t’i shfuqizojnë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, njoftoi diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, informon DPA.
“Duam t’i ndihmojmë popullit sirian që të ndërtojë Siri të re, gjithëpërfshirëse dhe paqësore”, shkroi Kallas në X.
“BE-ja gjithnjë ka qëndruar përkrah sirianëve gjatë 14 viteve të fundit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.
BE-ja ka për qëllim të luajë rol udhëheqës në rimëkëmbjen dhe rikonstruimin e ardhshëm të Sirisë, shtoi ajo.
Sanksionet kundër individëve dhe organizatave lidhur me regjimin e ish presidentit Bashar al – Asad dhe ata përgjegjës për represionin e dhunshëm ndaj popullit sirian she shkeljen e të drejtave të njeriut do të mbeten në fuqi.
Gjithashtu, kufizimet për eksport të armëve, si dhe mallra dhe teknologji që shfrytëzohen për represionin e brendshëm, për momentin do të mbeten në fuqi.
Vendet – anëtare të BE-së qysh në shkurt u pajtuan për lehtësim gradual të sanksioneve me qëllim që të mbështetet rimëkëmbja e shpejtë ekonomike në Siri, si dhe rikonstruimi dhe stabilizimi i saj, përkujtoi DPA.
Masat në sektorin energjetik, transportues dhe bankar fillimisht ishin pezulluar deri në qershor. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s