• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Shqipëri do të mbahet stërvitja ushtarake shumëkombëshe "Defender Evropa 25"

Në Shqipëri do të mbahet stërvitja ushtarake shumëkombëshe

Tiranë, 20 maj 2025 (MIA) – Shqipëria do të jetë nikoqire e një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: “Defender Evropa 25”, e cila fillon më 25 maj dhe do të drejtohet nga Komanda Evropiane e SHBA-së (USEUCOM).

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu në rrjetet sociale theksoi se “NATO dhe forcat partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen e objekteve kritike, operacione sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe për sigurinë në pika kyçe dislokimi”.

“Një test i ndërveprueshmërisë dhe një mesazh i qartë: NATO është e bashkuar”, theksoi Vengu.

Stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor dhe ka për qëllim ta përmirësojë gatishmërinë, ndërveprimin dhe aftësinë për veprim të koordinuar mes forcave të SHBA-së, NATO-s dhe forcave partnere. 

“Defender Evropa 25” përfshin një seri të aktiviteteve ushtarake me vëllim të madh në disa vende të Evropës, me çka stërvitja është strukturuar si simulim si përgjigje e Nenit 5 të NATO-s për mbrojtje kolektive të aleatëve. fc/

Foto: Fejsbuku i Vengut

QËNDRONI TË LIDHUR