• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Koreja e Veriut kërcënohet se do të përgjigjet për shkak të fluturimeve të bombarderëve amerikanë

Koreja e Veriut kërcënohet se do të përgjigjet për shkak të fluturimeve të bombarderëve amerikanë

Seul, 17 prill 2025 (MIA) - Koreja e Veriut sot u kërcënua me masa të caktuara hakmarrjeje, pasi pardje bombarderë amerikanë B-1B fluturuan mbi Korenë e Jugut gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake me forcat koreanojugore.

Ministria Mbrojtjes e Koresë së Jugut kumtoi se stërvitja ka për qëllim t'i demonstrojë aftësitë e përbashkëta për përgjigje në moment kur po avancohet programi bërthamor i Koresë së Veriut, njoftuan agjencitë.

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut rregullisht mbajnë manovra të përbashkëta ushtarake, të cilat i përshkruajnë si mbrojtëse, derisa Pheniani këto aktivitete i konsideron "përgatitje për pushtim". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR