Tre të vdekur në zjarrin në një spital në Hamburg, mbi 50 të lënduar
- Tre persona e kanë humbur jetën në zjarrin në një spital në qytetin verior gjerman Hamburg, njoftuan sot persona zyrtarë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:49, 1 qershor, 2025
Hamburg, 1 qershor 2025 (MIA) - Tre persona e kanë humbur jetën në zjarrin në një spital në qytetin verior gjerman Hamburg, njoftuan sot persona zyrtarë.
Më shumë se 50 persona u lënduan, prej të cilëve 16 më rëndë, deklaroi zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës për DPA.
Zjarri ka shpërthyer në përdhesën e spitalit "Marijan" gjatë natës, para se të përhapet në katin e parë. Shkaku për zjarrin është i panjohur, si dhe nuk ka informata për dëmin e shkaktuar material.
"Zjarrfikësit kanë shpëtuar njerëz nga dritaret. Në aksionin e shpëtimit kanë marrë pjesë rreth 160 shpëtimtarë. Zjarri u lokalizua, ndërsa disa pjesë të ndërtesës janë evakuar", thuhet në njoftim. bsh/
Foto: DPA