• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Rusia e injoroi propozimin e SHBA-së për ndërprerje të sulmeve

Zelenski: Rusia e injoroi propozimin e SHBA-së për ndërprerje të sulmeve

Kiev, 17 prill 2025 (MIA) - Rusia tani 36 ditë e injoron propozimin amerikan për ndërprerje të sulmeve ajrore, detare dhe tokësore, deklaroi mbrëmë presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional deri te kombi, njoftuan mediumet ukrainase.

"Para 36 ditëve, SHBA-ja propozoi armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar të sulmeve ajrore, detare dhe tokësore. Ukraina e pranoi atë propozim menjëherë - para më shumë se një muaji. Rusia vazhdon ta injorojë dhe do të vuajë pasoja, e ky është problem i madh", tha ai.

Zelenski dje ka biseduar me diplomatë për takime të mundshme në javët e ardhshme në Ukrainë dhe Evropë, bashkëpunimin me SHBA-në dhe marrëdhëniet me vende tjera "të cilat janë mjaftë të fuqishme që me të vërtetë të ndikojnë në diplomacinë".

Presidenti ukrainas potencoi se në të gjitha pjesët e botës duhet të jetë njëjtë qartë se shkaku i vetëm për këtë luftë është Rusia.

Zelenski, në bisedën e djeshme telefonike me presidentin finlandez Aleksander Stub, diskutoi për situatën në Ukrainë, nevojën e vendit për sisteme të mbrojtjes ajrore, vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë dhe veprimet e përbashkëta hakmarrëse ndaj provokimeve të mundshme ruse. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR