• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rubio dhe Uitkof do të takohen me përfaqësues evropianë në Paris për bisedime mbi përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio dhe Uitkof do të takohen me përfaqësues evropianë në Paris për bisedime mbi përfundimin e luftës në Ukrainë

Paris, 17 prill 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio dhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof sot në Paris do të takohen me përfaqësues evropianë për të diskutuar përpjekjet për të ndaluar luftën në Ukrainë. Në takimet do të marrin pjesë dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë Dejvi Lami, që e bënë takimin në nivel të lartë të dialogut transatlantik për Ukrainën nga shkurti i këtij viti.

Uitkof dhe Rubio do të takohen me presidentin e Francës, Emanuel Makron dhe ekipin e tij, ndërsa më pas diplomati amerikan do të ketë një takim të veçantë me Lamin, si dhe me homologët e tij francezë dhe gjermanë. Në bisedime do të përfshihen edhe këshilltarët evropianë të sigurisë kombëtare.

Departamenti amerikan i shtetit publikoi se fokusi kryesor do të jetë në mundësitë për ndërprerje të luftimeve në Ukrainë. I dërguari Uitkof palës evropiane do t'i transmetojë dhe detajet nga takimii tij me presidentin rus Vlladimir Putin, të zhvilluar javën e kaluar.

Diplomatët evropianë thonë se do të kërkojnë nga SHBA-ja të kenë një qasje më të fortë ndaj Moskës.

Pasi që Donald Trampi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, politika amerikane ndaj Ukrainës ka ndryshuar ndjeshëm. Ndërsa administrata e mëparshme këmbënguli për një përgjigje të fuqishme ushtarake dhe koordinim të fortë me aleatët, Shtëpia e Bardhë po tregon gjithnjë e më shumë një gatishmëri për kompromis me Moskën pa u konsultuar me partnerët e saj evropianë. rq/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR