• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në afërsi të ishullit Gavdos janë shpëtuar 74 emigrantë

Në afërsi të ishullit Gavdos janë shpëtuar 74 emigrantë

Athinë, 1 prill 2024 (MIA) - Në pjesën detare në 10 milje detare në juglindje të ishullit grek Gavdos, shërbimi bregdetar i Greqisë ka shpëtuar herët në mëngjes 74 emigrantë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Emigrantët janë transportuar në Kretë me një anije shërbimi bregdetar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa sipas mediave greke, pjesa më e madhe e të shpëtuarve janë nga Egjipti, e mes emigrantëve ka edhe fëmijë.

Mediat lokale nga Kreta raportojnë se operacioni i shpëtimit është pak para vizitës së ministrit të Migracionit dhe Azilit, Dimitris Keridis në ishull.

Ishulli i vogël Gavdos ndodhet në jug të Kretës dhe është pika më jugore e Greqisë rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR