• e enjte, 04 korrik 2024

Anëtarët e NATO-s u dakorduan për ndihmë prej 40 miliardë eurosh për Ukrainën vitin e ardhshëm

Anëtarët e NATO-s u dakorduan për ndihmë prej 40 miliardë eurosh për Ukrainën vitin e ardhshëm

Bruksel, 3 korrik  2024 (MIA) - Anëtarët e NATO-s u dakorduan të financojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën me 40 miliardë euro për vitin e ardhshëm, deklaruan dy diplomatë perëndimorë për mediat perëndimore.

Diplomatët europerëndimorë deklaruan se liderët e aleancës do ta nënshkruajnë atë obligim javën e ardhshme gjatë samitit në Uashington.

Paraprakisht, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kërkoi nga vendet anëtare që ta mbajnë ndihmën ushtarake për Ukrainën në të njejtin nivel si dhe në vitet pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në vititn 2022 - prej rreth 40 miliardë euro në vit.

Blumberg njoftoi se disa vende anëtare të NATO-s nuk janë gati të angazhohen për shpenzime specifike të ndihmës ushtarake shumëvjeçare për Ukrainën.

Samiti i NATO-s do të mbahet në Uashington prej 9 deri më 11 korrik. rq/

Foto: akivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR