• e enjte, 04 korrik 2024

Bajden: Në garën presidenciale jam deri në fund, nuk dorëhiqem

Bajden: Në garën presidenciale jam deri në fund, nuk dorëhiqem

Uashington, 4 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden i hodhi poshtë zërat se ka ndër mend të dorëhiqet nga kandidatura për zgjedhjet e ardhshme dhe theksoi se është i gatshëm të fitojë në nëntor.

"Më lejoni të them këtë sa më qartë: kandidoj, askush nuk më shtyn. Nuk largohem, Në këtë garë jam deri në fund dhe do të fitojmë", tha presidenti, transmetojnë mediumet amerikane.

Siç ishte paralajmëruar paraprakisht, guvernatorët demokratë të Nju-Jorkut, Minesotës dhe Merilendit e mbështetën kandidaturën e presidentit Xho bajden për zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

"Presidenti çdoherë na e ruan kurrizin. E ruajmë edhe ne të tijin", deklaroi guvernatori i merilendit, Ves Mur, pas takimit me Bajdenin dhe nënpresidenten Kamalla Haris në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë 24 guvernatorë demokratë.

Guvernatorja e Nju-Jorkut, Keti Hoçul deklaroi se të gjithë guvernatorët premtuan mbështetje për Bajdenin.

"Presidenti merr pjesë në garë për të fituar", theksoi ajo. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR