• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia e suspendoi anëtarësimin në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së

Rusia e suspendoi anëtarësimin në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së

Moskë, 3 korrik 2024 (MIA) - Deputetët rusë sot votuan suspendimin e pjesëmarrjes së Moskës në Asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke e vlerësuar si "antiruse dhe diskriminatore".

Të dy dhomat e Parlamentit rus - Duma shtetërore dhe Këshilli i Federatës - njëzëri votuan për ndërprerje të pjesëmarrjes në këtë organizatë gjatë seancave të sotme.

Këshilli i Federatës, Dhoma e Epërme e Parlamentit, akuzoi për "qasje të anshme, diskriminatore, standarde të dyfishta, rusofobi të plotë, mosgatishmëri për diskutime të rëndësishme, duke përfshirë edhe për çështje relevante për garantimin e sigurisë së barabartë dhe të pandarë".

Asamblea parlamentare e OSBE-së nuk është trup që vendos, por ka qëllim ta lehtësojë dialogun mes trupave legjislativë të anëtarëve të saj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR