• e enjte, 04 korrik 2024

Liban: Në sulm izraelit jetën e ka humbur një komandant i Hezbollahut

Liban: Në sulm izraelit jetën e ka humbur një komandant i Hezbollahut

Tripoli, 3 korrik 2024 (MIA) - Një komandant i lartë i Hezbollahut sot e ka humbur jetën pasi me raketë është qëlluar automjeti i tij.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Tir, Libani jugor.

Komandanti i Hezbollahut, përgjegjës për një nga tre sektorët në Libanin jugor është vrarë në një sulm izraelit në Tir, deklaroi një përfaqësues anonim i lëvizjes proiraniane. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR