• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Talebanët kanë diskutuar për "shkëmbim" të të burgosurve me Uashingtonin

Talebanët kanë diskutuar për

Kabul, 3 korrik 2024 (MIA) - Një zëdhënës i talebanëve në pushtet në Afganistan deklaroi se dy amerikanë janë arrestuar në vend dhe se Kabuli ka diskutuar për "shkëmbimin" e tyre për afganët e mbajtur në qendrën e paraburgimit amerikan në Guantanamo, transmetuan mediat franceze.

Ne duhet të jemi në gjendje t'i lirojmë qytetarët tanë në këmbim, sepse qytetarët amerikanë janë po aq të rëndësishëm për ta (SHBA) sa janë afganët për ne, tha zëdhënësi Zabiullah Muxhahid në konferencë për shtyp.

Për shkëmbimin është diskutuar gjatë takimit të organizuar nga Kombet e Bashkura në Katar. Konferenca ndërkombëtare përfundoi të hënën, theksoi BTA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR