• e enjte, 04 korrik 2024

Haris: Bajden është kandidati ynë, e fituam Trampin njëherë dhe do ta fitojmë përsëri

Haris: Bajden është kandidati ynë, e fituam Trampin njëherë dhe do ta fitojmë përsëri

Uashington, 3 korrik 2024 (MIA) - Nënkryetarja e SHBA-së, Kamala Haris sot e hodhi poshtë idenë se presidenti Xho Bajden duhet të tërhiqet nga gara zgjedhore, pasi kongresmeni demokrat Llojd Doget nga Teksasi i bëri thirrje të largohet nga gara pas performancës së "keqe" në debatin javën e kaluar.

"Shikoni, Xho Bajden është kandidati ynë. Ne e mundëm një herë (kandidatin republikan Donald) Tramp dhe do ta mundim përsëri, pikë, tha ajo në një intervistë për Si-Bi-Es Njuz.

Ajo theksoi se është krenare që është nënkryetare e Xho Bajdenit dhe nuk pranoi t'i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes nëse është e gatshme të udhëheqë vendin nëse është e nevojshme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR