• e enjte, 04 korrik 2024

Zelenski pas sulmit në Dnjepër kërkon mbrojtje më të madhe kundërajrore

Zelenski pas sulmit në Dnjepër kërkon mbrojtje më të madhe kundërajrore

Kiev, 3 korrik 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot nga bashkësia ndërkombëtare përsëri kërkoi mbrojtje më të madhe kundërajrore dhe miratimin e sulmeve ndaj territorit rus.

Apeli i tij vijoi pasi në sulmin me raketa dhe dronë në qytetin Dnjepër në Ukrainë kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa 34 janë plagosur. Gjatë sulmit janë dëmtuar kopshte, shkolla dhe një spital.

"Bota mund t'i mbrojë jetët, e për atë nevojitet vendosmëria e liderëve", shkroi Zelenski në Telegram. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR