• e martë, 26 nëntor 2024

Koreper emëroi tre gjykatës dhe një avokat në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së

Koreper emëroi tre gjykatës dhe një avokat në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së

Bruksel, 3 korrik 2024 (MIA) - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) në mbledhjen e sotme emëroi tre gjykatës dhe një avokat në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, si pjesë e rimëkëmbjes së pjesëshme të përbërjes së saj për vitin 2024.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, lituanezi Irmantas Jarukaitis është rizgjedhur si gjykatës në mandatin e dytë, ndërsa holandezi Bernardus Smulders dhe suedezi Fredrik Shalin ishin emëruar në mandatin e parë për gjykatës në Gjykatën e Drejtësisë.

Koreper, gjithashtu, e emëron lituanezin Rimvidas Norkus si avokat të Gjykatës së Drejtësisë në mandatin e parë.

Të gjithë të katërt janë zgjedhur për periudhën prej 7 tetor 2024 deri më 6 tetor 2030.

Kandidatët për gjykatës dhe avokatë në Gjykatën e Drejtësisë duhet t'i plotësojnë kualifikimet e nevojshme për emërim dhe të kenë kryer funksione gjyqësore ose të jenë juristë të shquar në vendet e tyre. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR