• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH në Rripin e Gazës: Mbi 19.450 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i luftës

MSH në Rripin e Gazës: Mbi 19.450 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i luftës

Gazë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, sot kumtoi se 19.453 njerëz kanë vdekur në operacionet ushtarake izraelite në territorin palestinez që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Qeveria e Hamasit, e cila ka kontrolluar Rripin e Gazës që nga viti 2007, gjithashtu kumtoi se janë plagosur 52.286 njerëz. Në kumtesat e mëparshme për bilancin e viktimave, shkruhej se dy të tretat e të vdekurve ishin gra, fëmijë dhe të mitur.

Në raportin e mëparshëm, të premten u njoftua se vdiqën 18 mijë persona.

Mbi 1.200 njerëz u vranë në Izrael, shumica prej tyre civilë, më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin.

Atëherë u morën rreth 240 pengje. 129 besohet se janë ende të arrestuar në Gazë. Në operacionet tokësore izraelite në Gazë vdiqën 127 ushtarë.  ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR