• e premte, 13 qershor 2025

SHBA lehtëson sanksionet ndaj Sirisë

SHBA lehtëson sanksionet ndaj Sirisë

Uashington, 24 maj 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj Sirisë, gjë që u mirëprit nga autoritetet e përkohshme siriane.

Javën e kaluar, Trampi premtoi të pezullojë sanksionet për të ndihmuar Sirinë të rimëkëmbet nga lufta e saj shkatërruese civile.

Ministri i Financave Skot Besant tha se lehtësimi i sanksioneve kishte për qëllim inkurajimin e investimeve të reja në Siri dhe mbështetjen e rrugës së vendit drejt paqes dhe stabilitetit.

Sanksionet u vendosën nga SHBA dhe vende të tjera pas luftës civile që shpërtheu nën udhëheqjen e ish presidentit Bashar al-Asad. Regjimi i tij u rrëzua në fillim të dhjetorit nga një aleancë rebele islamike.

Sipas Ministrisë Amerikane të Financave, lehtësimi i sanksioneve do të lejojë aktivitete të reja ekonomike, duke përfshirë shërbimet financiare dhe transaksionet që lidhen me naftën dhe produktet e naftës me origjinë nga Siria.

Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio tha se sanksionet do të pezullohen për 180 ditë për të siguruar që kufizimet të mos bllokojnë investimet e fokusuara në stabilitetin në Siri.

Ministria e Jashtme e Sirisë përshëndeti heqjen e sanksioneve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR