• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 15 persona humbën jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 15 persona humbën jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës

 Gazë, 24 maj 2025 (MIA) - Të paktën 15 persona humbën jetën në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës.

 Katër palestinezë, përfshirë një fëmijë humbën jetën në rajonin al-Tafah, në veri të Rripit të Gazës. Ata humbën jetën ndërsa prisnin kamionë me ndihma humanitare.

 Katër të tjerë, anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën në lagjen Amal të Kan Junis, në pjesën jugore të enklavës palestineze. Midis viktimave ishin dy fëmijë, të cilët humbën jetën kur u godit banesa e tyre.

 Cak i sulmeve izraelite ka qenë edhe kampi i refugjatëve palestinezë Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR