Mbrojtja civile në Gaza: Gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulme ajrore izraelite
- Mbrojtja civile në Rripin e Gazës kumtoi se gjashtë persona janë vrarë, ndër të cilët edhe dy të mitur, në sulmet izraelite natën e kaluar ndaj qendrës dhe jugut të enklavës palestineze, ku Izraeli e intensifikon ofensivën e tij.
- Post By Sara Ademi
- 14:26, 24 maj, 2025

Gaza, 24 maj 2025 (MIA) - Mbrojtja civile në Rripin e Gazës kumtoi se gjashtë persona janë vrarë, ndër të cilët edhe dy të mitur, në sulmet izraelite natën e kaluar ndaj qendrës dhe jugut të enklavës palestineze, ku Izraeli e intensifikon ofensivën e tij.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile tha se ekipet e tyre kanë dërguar në spital të paktën gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas sulmit ajror ndaj lagjes Amal në Kan Junis, në jug të Rripit të Gazës. Mes të vdekurve janë dy fëmijë nga familja e njejtë.
Cak i sulmeve izraelite ishte edhe kampi palestinez i refugjatëve Nusejrat në qendër të Rripit të Gazës.
Armata izraelite deri tani nuk i komentoi këto pohime palestineze.
Pas armëpushimit dymuajsh, Izraeli e vazhdoi ofensivën në Rripin e Gazës, e cila është shkatërruar nga lufta dhe përballet me situata humanitare katastrofike.
Gjatë armëpushimit, rreth 30 pengje izraelite u kthyen, nga të cilët tetë të vdekur, në shkëmbim për lirimin e rreth 1.800 palestinezëve të cilët ishin mbajtur në burgjet izraelite. sa/
foto: Arkivi i MIA-s