Iks nuk është i disponueshëm për përdoruesit
- Rrjeti social Iks (X) sot nuk është i disponueshëm për dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë botën që nga ora 16 sipas kohës së Evropës Qendrore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:29, 24 maj, 2025

Uashington, 24 maj 2025 (MIA) - Rrjeti social Iks (X) sot nuk është i disponueshëm për dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë botën që nga ora 16 sipas kohës së Evropës Qendrore.
Një numër i madh përdoruesish kanë raportuar probleme në qasjen në platformë, por nga kompania Iks deri më tani nuk ka pasur asnjë koment.
Iks është në pronësi të Elon Maskut, i cili vitin e kaluar njoftoi se ka rreth 250 milionë përdorues aktivë çdo ditë.
Foto: Arkivi i MIA-s